Lajme

Miftaraj: Sulmi publik ndaj Fahrije Hotit dhe mungesa e unazave eletronike fytyra e vërtetë e kësaj qeverie

11/25/2024 21:26
nga:G C

Drejtori i Insistutit për Drejtësi ka thënë se tashmë kur po fillon kampanja e 16 ditëve kundër dhunës ndaj gruas, e ku pushtetarët pritet të vishen mirë e të thirrin vargje e rima se si po punojnë për gratë, në fakt ftyra e qeverisë është ndryshe.

Sipas tij ftyra e vërtetë e qeverisë janë sulmi public dhe cenimi i dinjitetit të Fahrije Hotit si dhe mungesa e unazave elektronike për gratë që janë subjekt i dhunës e që ishte premtim i kësaj qeverie.

E plotë:
Sulmi publik dhe cenimi i dinjitetit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës dhe mungesa e unazave elektronike janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie

Është poashtu dëshmia më e mirë se mbrojtja e grave dhe lufta kundër dhunës në familje kurre nuk ka qenë dhe nuk është prioritet i kësaj qeverie.

Për 16 ditë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe nga kjo qeveri do të sigurohen të vishen bukur për të marr pjesë në konferenca e tryeza për mbrojtjen e grave, do bëjne foto e video ku duken bukur dhe të lumtur, do thurin vargje e rima se si do të punojnë për të drejtat e grave.

E secila grua, aktiviste e shoqërisë civile apo secili njeri i mirë në këto aktivitete duhet shtruar dy pyetje në vazhdimësi ZKM dhe MD, a do i kërkoni falje Fahrije Hotit dhe grave të Krushës për cenimin e dinjitetit dhe pse për katër vite pushtet ende nuk e keni funksionalizuar sistemin e unazave elektronike?