Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se sipas logjikës së PDK, LDK dhe AAK e kanë shkatërruar Kosovën për 20 vite, s’po mbetet tjetër alternativë, pos shpalljes së VV-së Parti-Shtet, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas kësaj logjike, s’kemi nevojë për opozitë, as media e as shoqëri civile.
Postimi i tij i plotë:
Me logjiken se PDK, LDK dhe AAK e kane shkaterru Kosoven per 20 vite, spo na mbetet alternative tjeter veq se me shpall VV-në Parti-Shtet!
Skemi nevoje per opozite se jane te korruptuar dhe e kane shkaterru vendin, skemi nevoje per media kritike se i sherbejne Serbise, skemi nevoje per shoqeri civile se ata vrapojne pas fondeve dhe jane pro-amerikan ose pro-evropian.
Poshtë imperializmi amerikano-evropian, rrnofte proletariati dhe klasa e urte dhe e degjueshme popullore.


