Lajme

Miftaraj reagon pas komentimeve të VV-së për dënimin e deputetes: Po e dëmtoni rëndë kërkesën dhe nevojën për Veting

05/17/2022 14:55
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për komentimin e vendimeve gjyqësore nga ana e partive politike, derisa ka thënë se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejt në pavarësinë e sistemit gjyqësor, raporton Gazeta Blic.

Kjo ka ardhur pas komentimit të zyrtarëve të VV-së për dënimin e deputetes së kësaj partie, Jetmire Vrenezi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me deklarata të tilla e thirrje për Veting, VV nuk i ndihmon kërkesës dhe nevojë për Veting, por e dëmton rëndë atë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Komentimi i vendimeve gjyqesore (te drejta, te padrejta, te bazuara, te pabazuara) nga ana e partive politike eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e sistemit gjyqesor.

Komisioni Evropian permes raportit te progresit jo rastesisht i potencon cdo vit si probleme serioze politizimin dhe nderhyrjet e politikes ne sistemin gjyqesor ne Kosove.

Padyshim se Vettingu ska alternative, por se me deklarata te tilla politike, partia ne pushtet nuk i ndihmon fare kerkeses popullore dhe nevojes per Vetting ne sistemin gjyqesor dhe prokurorial, perkundrazi po e demton ate rende.

P.S. IKD ne vazhdimesi ka kerkuar nga partite politike qe mos te propozojne ne lista per deputete, kandidate te akuzuar per korrupsion. Andaj, kur sot iu denohen deputetet per vepra penale korruptive, llogari duhet kerkuar nga Kryetari i partise, kryesia e partise dhe edhe vet keshilli i pergjithshem. Qeverisja me duar te pastra nuk matet me deklarata politike por me veprime.