Lajme

Miftaraj: Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është ‘nana’ dhe ‘baba’ i veprës penale të korrupsionit

11/18/2023 21:19
nga:Y I

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se keqpërdorimi i detyrës zyrtare është “nana dhe baba” e veprës penale të korrupsionit.

Këtë deklarim Miftaraj e ka bërë si reagim ndaj deklaratave të zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Nexhat Krasniqi, i cili teksa ka komentuar vendimin e SHBA-ve për ta futur në listën e zezë të sanksioneve, ka thënë se asnjëherë nuk është dënuar për korrupsion apo për marrje të ryshfetit.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është sinonim i korrupsionit.IKD gjatë raportimit lidhur me personat e dyshuar për vepra penale të keqperdorimit të detyrës zyrtare si të dyshuar për vepra penale te korrupsionit, kishte filluar të pranoj kritika dhe sulme nga zyrtarë të VV në vitet 2021 e tutje, duke e konsideruar raportimin tonë të njënashëm, jo profesional dhe tendencioz se pse iu referohemi si vepra korruptive rasteve kur të njejtit ishin të akuzuar për keqperdorim te detyres zyrtare.Sulme te tilla te pa baza ne tre vitet e fundit ka pas edhe nga shume sherbyes civil te nivelit te larte, per tu permbyllur sot me reagimin e pa baze dhe te paqendrueshem ndaj mediave dhe gazetareve nga Nexhat Krasniqi” shkruan Miftaraj.

Reagimi i plotë:

SHBA e futi në listë të zezë, reagon Nexhat Krasniqi: Kurrë në jetë nuk jam dënuar për korrupsion as për marrje ryshfeti