Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfrytëzimin e ambasadave të Kosovës për tubime politike të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka ironizuar me këtë çështje duke thënë se në ambasada ka zyrtar që merren vetëm me organizimin e ndejave dhe tubimeve politike për kryeministrin, shefen e diplomacisë dhe zyrtarët tjerë të pushtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se kjo qeveria i ka kthyer ambasadat në agjenci turistike për aranzhime të hoteleve, sallave e ndejave private.
Postimi i tij i plotë:
Ku punon ti?
Në ambasadë të Republikës të Kosovës në Bruksel
Çka punon në ambasadë?
Punë logjistike kryesisht, organizojmë neja, party, tubime politike për Albinin, Donikën e secilit nga partia në pushtet.
E ti ku punon a çka punon?
Une në ambasadë në Oslo, njejte si ti ia mbaj zhagin partisë në pushtet, Albinit, Donikës, etj etj.
Kur I kthejme ambasadat në agjenci turistike dhe per aranzhime të hoteleve, sallave e nejave private, normal se del ne pah Ganiu dhe honorari i tij prej 7500 Euro ne muaj per me taku dosta e miq ne emer te interesit te Republikes se Kosoves.
Secili nga ne duhet te ndjen keqardhje per diplomatet tane ne Evrope te cileve iu dhunohet integriteti dhe dinjiteti personal duke I kthyer ne agjente turistik.
Zoti iu dhashte durimin.


