Lajme

Miftaraj: Qeveria apo presidenca t’ia kujtojë Lajçakut përdorimin e emrit Kosova

06/30/2022 13:21
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se Lajçak nuk mund të vazhdojë t’i referohet Kosovës si Prishtina, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse e ka problem ta theksojë Republika e Kosovës, e ka obligim që ta përdor termin Kosova.

E nëse ai nuk dëgjon, Miftaraj thotë se këtë duhet t’ia kujtojë qeveria ose presidenca.

Postimi i tij i plotë:

Në diskurs publik, Lajçak nuk mundet me vazhdu Kosovës me iu referu Prishtina, autoritetet në Prishtinë. Nëse e ka problem me theksu Republika e Kosovës, minimum e ka obligim me përdor termin Kosova.

Nëse ai nuk dëgjon, dikush nga qeveria apo presidenca duhet me ia kujtu me ndal kete retorike.