Lajme

Miftaraj për politikanët: Për ta e diela është shumë e rëndësishme, do të vijë një mesazh se cila parti qëndron

10/08/2025 23:08
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 për politikanët në Kosovë tha se nuk është e quditshme që ata ndryshojnë qëndrimet, për ditën e diel (dita e zgjedhjeve lokale), ai tha se ata e kanë shumë të rëndësishme.

Teksa shtoi se pas balotazhit mund të bëhet ndonjë marrëveshje mes partive, me të cilën sipas tij nuk do të ketë nevoj të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

“Nuk është e quditshme që nesër i ndërrojnë qëndrimet varësisht se si është e vërtetë që për ta është shumë e rëndësishme dita e diel sepse ditën e diel një far mënyre ka me ardh një mesazh se ku, se cila parti politike qëndron, pastaj pas dy javësh është balotazhi dhe aty mundem ndoshta me pasë ndonjë marrëveshje mes këtyre partive që deri dje kanë qu njëra tjetrën armiqësore, gjejnë mënyra të bashkëpunimit ku bëhen ndoshta partnerë ka shkuar vendi në zgjedhje hiq me këtë qeveri do të thotë, pa pas nevojë me shku fare në zgjedhje”, tha ai.