Lajme

Miftaraj pasi qeveria u tërhoq nga marrëveshja për tiketën 5 euroshe: Paska reflektuar sot Qeveria

07/22/2021 11:13
nga:Q R

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas vendimit që ka marrë qeveria për të pezulluar vendimin për tiketën prej 5 eurove.

Ai këtë vendim e ka komentuar përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.

“Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe! Qeveria gjatë qeverisjes mund te marr vendime te gabuara, mund te marr vendime korruptive, por ajo qe dallon nje qeveri me integritet dhe nuk e perkrah monopolin dhe aferat korruptive eshte nese e njejta qeveri reflekton”, ka shkruar ai.

“Qeveria sot paska reflektuar dhe kjo eshte mire si per sundimin e ligjit, qeverisjen e mire, po ashtu edhe per kthimin e besimit te publikut ne shtet ligjor. Vendim per tu pershendetur. 10 milione Euro per pese vite, padyshim se di ishte njolle e keqe per secilen qeveri”, tha i njëjti.

Dorëzohet Hysen Durmishi, anulon marrëveshjen për tiketën prej 5 eurosh