Lajme

Miftaraj: Partia në pushtet si duket ka interes të abstenojë nga bërja e qeverisë

02/20/2025 23:00
nga:Genita C

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 nuk e përjashtoi faktin se Vetëvendosje dëshiron që në këtë mandate të largohet nga pushteti.

“ Partia në pushtet në bazë të fjalorit në bazë të veprimeve që po shohim si duket ka interes të abstenoj nga bërja e qeverisë, apo kjo pastaj do to t’i hapë rrugë partive opozitare. Unë besoj që Kosova ka në një situatë që ka nevojë për një lider, i cili I tejkalon interesat personale, partiake,elektorale por ka interesat e Republikës së Kosovës”, tha Miftaraj duke shtuar se duhet të realizohen kërkesat e ndërkombëtarëve përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tutje komentoi gjuhën e ashpër të Albin Kurtit në fushatën zgjedhore.

“Partia në pushtet, kryeministri Kurti është sinonim i institucioneve të Ksoovës , ka udhëhequr me qeverinë në 4 vitet e fundit, një kryeministër duhet të ketë kudjes të mirëmbajë njëfarë dialogu me publikun me partitë opozitare të cilat i bëjnë mirë demokracisë. Unë mendoj se nuk ndihet as kryeministrit Kurti por as ne kur patëm një vlerësim nga vëzhguesit ndërkombëtar e nga parlamenti I KiE-së ku të njëjtit e përmenden gjuhën e ashpër që pati kryeministri Kurti”, tha ndër tjerash Miftaraj duke shtuar se këto e zbehën pak procesin zgjedhor.