Lajme

Miftaraj pas miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore: Tash sa më pak fjalë e më shume vepra dhe rezultate

02/10/2023 07:55
nga:Astrit Gashi

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pas miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore ka kërkuar vepra nga qeveria e jo fjalë.

“E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria ju konfiskohet”, ka shkruar Miftaraj.

Miftaraj thotë se deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji.

“Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.