Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka thënë se në aneksin e marrëveshjes të publikuar nga Komisioni Evropian është e vërteta lakuriq dhe me të do të ballafaqohet Kosova menjëherë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova obligohet për Asociacionin dhe statusin e kishës serbe.
Ai ka shtuar se “ata që e duan të lexojnë përralla sipas përkatësisë partiake apo asaj çka kanë qejf të dëgjojnë mund të informohen në forumet e partisë apo grupeve në rrjete sociale të specializuara në propagandë”.
Postimi i tij i plotë:
Për ata që din shkrim lexim, aneksin e marrëveshjes e keni publike në ëeb-in e Komisionit Evropian. Aty e vërteta është lakuriq dhe me këtë të vërtetë do të ballafaqohet Kosova menjeherë. Nga kjo e vërtetë nëse menaxhohet mirë do dalin edhe përfitime, sikurse duhet të përmbushen edhe obligimet si Associacioni dhe statusi i kishes serbe.
Për ata që e duan të lexojnë përralla sipas përkatësisë partiake apo asaj çka kanë qejf të dëgjojnë mund të informohen në forumet e partisë apo grupeve në rrjete sociale të specializuara në propagandë.