Lajme

Miftaraj: Nagip Krasniqi ka dalë nga ‘Akademia’ e LVV-së, reagimi i Kurtit është obligim

04/19/2023 20:06
nga:Y I

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të KEK, Nagip Krasniqi.

Miftaraj në reagimin e tij ka thënë se i njëjti ka dalë nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tutje thotë se duke u bazuar në aktivitetin e gjatë të Krasniqit në LVV, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Edhe pse është faze e hershme e procedures penale nê rastin e drejtorit të KEK dhe pa paragjykuar fajêsinë/pafajësinë e të njejtit, është fakt se i njejti ka dal nga Akademia e Lëvizjës Vetvendosje.

Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona Euro.

Aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim.

Nëse kjo nuk ndodh, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsê ose pamflet politik pa pikë vlere.