Lajme

Miftaraj: Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin

10/03/2022 14:59
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët nga ana e qeverisë është në kundërshtim me ligjin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është persekutim ndaj grevistëve.

Ai ka thënë se secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, duhet pastaj të kompensohet edhe për shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore dhe në fund shtetit do t’i duhet nga 480 sa është paga, t’i paguajë 1500 euro.

Postimi i tij i plotë:

Mos ekzekutimi i pagave per grevistet eshte ne kundershtim me ligj. Eshte persekutim ndaj grevisteve.

Perndryshe, secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore.

Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi.

P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon.