Lajme

Miftaraj: Ministrat dhe deputetët që akuzohen për korrupsion duhet të shkarkohen ose të dorëhiqen

07/24/2024 19:57
nga:Y I

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se në raste kur ministra deputetë ose pozita të larta akuzohen për korrupsion të njejtit duhet të shkakrohen ose dorëhiqen.

“IKD në vazhdimësi ka potencuar se qeverisja me duar të pastra duhet te kete imperativ kryesori seciles qeveri. Në secilin rast kur ministra, deputete ose pozita të larta akuzohen për korrupsion të njejtit duhet të shkakrohen ose dorëhiqen”, tha ai.

Miftaraj thotë se është jo etike që një politikan në mëngjes të endet sallave të gjykatave e ditën të merr vendime në emër të qytetarëve.

“Është jo etike që një politikan në mëngjes të endet sallave te prokurorise dhe gjykatave dhe gjatë ditës të merr vendime në emer të qytetarëve”, tha tutje ai.

Miftaraj thotë se me ardhjen në pushtet Vetvendosje ka harruar premtimet që kishte.

“Kjo qasje ka qene një ndër premtimet e LVV-së por që me ardhjen në pushtet e kane harruar këtë premtim”, tha Miftaraj për Front Online.