Lajme

Miftaraj: Letra e Osmanit drejtuar Kushtetueses me argumentim të dobët kushtetues e juridik

09/09/2025 16:36
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se letra e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese është një deklaratë e fuqishme politike, por me argumentim të dobët kushtetues e juridik, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të ishte më korrekte nëse kjo letër do t’u drejtohej përfaqësive diplomatike të Kosovës, duke mbrojtur qëndrimin e saj lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se është e pazakontë që Osmani të mbajë qëndrim neutral në takime me ambasadorë ndërsa në konferenca qëndrim tjetër.

Postimi i tij i plotë:

Letra e Presidentes Osmani drejtuar Gjykates Kushtetuese nje deklarate e fuqishme politike.

Fatkeqësisht me argumentim te dobet kushtetues dhe juridik.

Politikisht do ishte korrekte nese kjo leter do iu drejtohej perfaqesive diplomatike ne Kosove duke mbrojtur qendrimin saj lidhur me procesin e konstituimit te Kuvendit te Kosoves.

Sidoqofte, GJK nuk mund te bazoj aktgjykimin ne deklarata politike dhe udhezime pa ndonje vlere apo argument kushtetues dhe juridik.

Eshte e pazakonte qe ne takime me ambasadore te mbaj qendrim neutral kurse ne konferenca per media qendrim tjeter.