Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka thënë se kryeministrit Kurti nuk i ka mbetur tjetër, veç ta themelojë një Komision Ekzekutiv për punë të brendshme, që t’i menaxhojë dhe amortizojë problemet që po i shkakton ministri i brendshëm, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se qeveria nuk mundet ta trajtojë pjesën veriore të shtetit me kaq indiferencë.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministrit Kurti si ka mbet tjeter veq me themelu edhe nje Komision Ekzekutiv per pune te brendshme, me i menaxhu dhe amortizu problemet qe po i shkakton ministri i puneve te brendshme per shkak te jo kompetences.
Qeveria nuk mundet me kaq indiference me trajtu pjesen veriore te shtetit.


