Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, se po rehaton njerëz të vet në pozita të ndryshme.
“Muaji janar muaj i frytshëm per dostat e Albin Kurtit duke i rahatuar nëpër pozita ku paga shkon prej 1800 Euro në muaj e më shumë. Qeveritë klienteliste si e Albin Kurtit veprime si këto në masë i merr kryesisht në kohën kur vjen era zgjedhje të reja”, shkroi Miftaraj në Facebook.
“Me lekë të buxhetit të shtetit e blen kritikën dhe secilin që e vendos veten ne pazar. Sa me shume qe i del ne mbeshtetje qeverise mundesite me marr pozita nga Kryeministri dhe partia ne pushtet jane me te medha. Korrupsioni ne Kosove eshte endemik dhe mbeshtetet fuqishem nga partia ne pushtet”, ka përfunduar Miftaraj.