Lajme

Miftaraj: Korrupsioni ka emër, LVV – emërojnë në pozita të larta udhëheqëse të dënuar për korrupsion

03/11/2024 15:59
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se VV kur ishte në opozitë villte vrer ndaj secilit që ishte i akuzuar për korrupsion, duke kërkuar shkarkimin e tyre, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa, kur tani është në pushtet, Miftaraj thotë se VV kur emëron në pozita të larta udhëheqëse të dënuar për korrupsion dhe thotë se e kanë paguar dënimin.

Ai ka shtuar se korrupsioni ka emër, LVV.

Postimi i tij i plotë:

Njerezit e LVV sa ishin ne opozite vjellnin vrere ndaj secilit qe ishte i akuzuar per korrupsion duke kerkuar shkarkimin e tyre.

Njerezit e LVV ne pushtet, tash kur te emerojne ne pozita te larta udheheqese dikend te denuar per korrupsion, po arsyetohen se e kane paguar denimin.

Cfare transformimi i jashtezakonshem. Korupsioni ka emer, LVV.