Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit.
Miftaraj tha se nga takimet e fundit në Bruksel dhe Ohër, reagimi i përfaqësuesve të Brukselit dhe Washingtonit, ishte që palët të mos marrin veprime të njëanshme.
“Në takimet e fundit në Bruksel dhe Ohër, reagimi i përbashkët i perfaqësuesve të Brukselit dhe Washingtonit ishte që palët negociuese të mos ndërmarrin veprime të një anshme të cilat cënojnë sigurinë dhe stabilitetin në veriun e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, veprimet e qeverisë së Kosovës dje nga të gjitha palët, përfshirë nga Sekretari Blinken, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Kuintit i konsideruar të njëanshme dhe të rrezikshme. Përderisa, nuk kontestohet e drejta e autoriteteve të Republikës së Kosovës për të vënë rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës, përvoja na ka dëshmuar se për veprime në veri duhet koordinim dhe bashkëveprim më partneret ndërkombëtarë. Çdo veprim që bëhët në mënyrë të njëanshme dhe pa pëlqimin e tyre mundesitë që të njejtat të kenë kunder efekt negativ janë të mëdha. Sikurse, ndodhi edhe dje” tha Miftaraj për “Gazeta Blic”
Ai tha se megjithëse palët do të bëjnë përpjekje që situata të zgjidhet me dialog nuk përjashtohet mundësia që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës si respodent i parë për të siguruar paqën dhe sigurinë
“Përderisa, partnerët nderkombëtarë më siguri se do të bëjnë përpjekje që situata në veri të zgjidhet me dialog, nuk përjashtohet mundësia që KFOR të merr nën kontroll veriun e Kosovës si respodent i parë për të siguruar paqën dhe sigurinë deri në deskalimin e situatës” deklaroi Miftraj për “Gazeta Blic”
Dje, kryetarët e zgjedhur të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin-Potokut kanë hyrë në objektet e komunave me asistimin e Policisë.
Kjo ka sjellë edhe agravimin e situatës duke bërë që disa serbë lokalë të përplasen me Policinë.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.
Pas këtyre tensioneve, ka reaguar Bashkësia Ndërkombëtare.
Ambasadori i SHBA-vë në Kosovë Jeff Hovenier ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, shkroi Hovenier.
Pak më vonë reagoi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.Ai shkroi në Twitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas Blinken po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.
“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në postimin e Blinken.
Pas reagimit të Hovenier dhe Blinken, reaguan edhe BE-ja, shtetet e QUINT-IT dhe KFOR duke bërë thirrje për ulje të tensioneve.
/Gazeta Blic/


