Lajme

Miftaraj i reagon Muratit pas postimit për raportin e Bankës Botërore: E paska lexu një libër

10/17/2024 19:31
nga:G C

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kjo pasi Murati, ka shkruar për raportin e Bankës Botërore, ku tha se kushdo që e ka lexuar një libër për këtë temë e dinë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës.

“Edhe Hekuran kontabilisti paska filluar me luftë hibride. E paska lexu një libër”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Raporti i Bankës Botërore tregon se shkalla e punësimit në Kosovë është vetëm 37%.

Murati reagon pas raportit të Bankës Botërore: Ky është tregues tjetër prej atij të papunësisë