Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj ministres Donika Gërvalla, për një koalicion të mundshëm me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gërvalla që po shëtitet nëpër salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë si e akuzuar për korrupsion, bën deklarata të tilla.
Ai e ka pyetur ministren dhe për Ganiun e akuzuar për korrupsion.
Postimi i tij i plotë:
Donike Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”.
Donike Gervalla e cila po shetitet neper salla te gjykates themelore ne Prishtine si e akuzuar per veper penale te korrupsionit nuk pranon te hyj ne koalicion me parti politike nese nuk pastrohen nga figurat e krimit dhe korrupsionit
Ganiun si e keni Ministre e akuzuar per korrupsion?


