Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka thënë se paraqitja e Kurtit sot në Kuvend ka qenë sikur qeverisja e tij, me premtime bosh e qeverisje për interes partiak, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se për 9 muaj tha se i ka votat për formim të qeverisë, ndërsa sot u vërtetua e kundërta dhe se sa shumë e do pushtetin.
Postimi i tij i plotë:
Paraqitja e deputetit Kurti sot në Kuvend ishte identike sikurse qeverisja e tij katër vjeçare.
Premtime bosh, qeverisje made in interesi partiak, nepotist me motive peciane, zogiiane, fitoriane, etj.
Na e elaboroi si nje aktivist i shoqerise civile per demet qe ia ka shkaktu Kosoves nder vite.
9 muaj na tha se provomni se i kam votat me formu qeverine.
E sot kur u provua per të 100 here na e deshmoi sa e mban fjalen, sa I sinqerte eshte dhe sa shume e don pushtetin e çka bën për pushtetin.


