Lajme

Miftaraj: Edhe Kurti do të dështojë t’i kontrollojë mediat, bashkë me këshilltarët e tij ‘ish aktivistë të shoqërisë civile’ që po ua trash financat çdo ditë

02/01/2024 21:22
nga:G B

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka thënë se Kurti dhe qeveria e tij nuk është e para e as e fundit që tenton t’i kontrollojë mediat, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se njësoj si të tjerët, edhe Kurti bashkë me këshilltarët e tij, ish ‘aktivistë të shoqërisë civile’, do të dështojnë, derisa i ka rehatuar dhe po ua trash financat çdo ditë.

Miftaraj ka shtuar se demokracia nuk shitet dhe censura në këtë shekull nuk kalon.

Postimi i tij i plotë:

Albini dhe qeveria e tij klienteliste nuk eshte as e para e as e fundit qe tenton me i kontrollu mediat.

Njejte si te tjeret para tij do te deshtoj edhe Albini bashke me keshilltaret e tij ish “aktivistat e shoqerise civile” qe i ka rahatu dhe po ua trash financat per çdo dite.

Demokracia nuk shitet. Cenzura ne shekullin 21 nuk kalon.