Lajme

Miftaraj: E papranueshme qasja e ministrave të Kurtit, parimet kushtetuese nuk duhet të shfryëzohen për një grusht vota

08/24/2023 16:45
nga:Genita C

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka folur për videot e ministrave të Qeverisë Kurti dhe ‘sulmet’ që po i bëjnë Prokurorisë Speciale, raporton GazetaBlic.

Miftaraj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo qasje e ministrave është e papranueshme.

Ai shton se, sundimi i ligjit në Kosovë nuk forcohet përmes videove të tilla.

“Parimet kushtetuese, ndarja e pushteteve nuk duhet të shfrytëzohet për një grusht vota”, shkruan Miftaraj.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Nuk forcohet sundimi i ligjit ne Kosove permes video publikimeve nga ministrat e qeverise.

Nuk kryhet reforma ne drejtesi duke cenuar dhe demtuar pavaresine e sistemit gjyqesor dhe prokurorial me sulme politike.

Nuk kthehet besimi i publikut ne organe te drejtesise duke organizuar kampanja qeveritare kunder sistemit te drejtesise.

E pabesueshme dhe e papranueshme kjo qasje!

Parimet kushtetuese, ndarja e pushteteve nuk duhet te shfrytezohet per nje grusht vota

Me video prej terrenit, tre ministra të Kurtit ‘vrerë’ ndaj Prokurorisë Speciale