Lajme

Miftaraj: Çfarë degradimi, i erdhi puna Kurtit me mbajtë takime në gjelltore dhe burektore me diplomatet evropian

08/29/2025 09:25
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend dhe pezullimin e takimeve nga BE-ja me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Miftaraj thotë me ironi se ‘Albin Kurtit kryeministri me i “suksesshem” i erdh puna me mbajte takime ne gjelltore dhe burektore me diplomate evropian’

“Çfarë degradimi” e mbyll postimin Miftaraj.

“Kane thane cka te mbjell ke me korr. Vendimet e medhaja i merrte ne burektoren Buke e Zemer e Hajni ne vlera mbi 10 milion Euro. Çfare degradimi” shkruan Miftaraj raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: