Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se gjithmonë fajin e ka dikush tjetër për mjerimin tonë, për problemet që ne i krijojmë vet, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se BE na dërgoi disa mesazhe dhe ne nuk po na bëjnë përshtypje, në pritje të mesazheve amerikane dhe mbase pastaj kthjellemi dhe fillojmë të reflektojmë.
Postimi i tij i plotë:
Talenta jemi me fajësu tjetrin per problemet qe vet i krijojme. Gjithmone dikush tjeter na ka faj per mjerimin tone.
Ka kuptim me ba tifo per ekipin e zemres ne fitore dhe ne humbje, por nuk ka kuptim me ba tifo per politikan te caktuar edhe ne rastet kur ke perfitime financiare apo perfitime tjera ne aspektin personal.
Bashkimi Evropian na dergoi disa mesazhe dhe nuk po na bejne pershtypje. Ne pritje te mesazheve amerikane dhe mbase pastaj kfillemi pak dhe fillojme te reflektojme.


