Lajme

Miftaraj: Anëtarët e KPM duhet të shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore për të evituar shkarkimin e kundërligjshëm të kryetarit

01/17/2025 12:15
nga:Y I

Juristja për të drejtat e mediave, Flutura Kusari paralajmëroi se sot pritet të shkarkohet kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Miftaraj tha se “anëtarët e KPM që janë me integritet duhet të shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore për të parandaluar shkarkimin e kundërligjshëm të Kryetarit të KPM, përfshirë mos pjesëmarrjen në takim, duke mos lejuar kuorumin në pikën për shkarkim” thekson Miftaraj raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Anëtarët e KPM që janë me integritet duhet të shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore për të parandaluar shkarkimin e kundërligjshëm të Kryetarit të KPM, përfshirë mos pjesëmarrjen në takim, duke mos lejuar kuorumin në pikën për shkarkim.

Është e pakuptimtë dhe ska logjikë juridike te inicohet shkarkimi i kryetarit që ka mandat vetem edhe pesë ditë.

Arbirtrariteti duhet të parandalohet duke respektuar proceduren dhe mjetet qe lejon ligji ne fuqi.

 

Kusari: Alarmuese, sot pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së