Drejtori i IKD’së Ehat Miftaraj ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për kërcënimet e Serbisë për luftë ndaj Kosovës.
Miftaraj thotë se nuk ka vend për panikë, pasi që ambasadori amerikan e bëri të qartë se Kosova mbrohet nga aleanca më e madhe ushtarake në botë.
Miftaraj tutje ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për populizëm dhe ka thënë se koordinimi me SHBA-të duhet të jetë e përjetshme.
“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Hovenier ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja.
Me fjale tjera, Amerika po na thote mos u tutni o trima te Facebook-ut se ju kemi ndihmu mu cliru, ju kemi ndihmu mu ba shtet, e ketu jemi nese habitet dikush me mendu keq per juve.
Kjo eshte demokracia me e madhe ne bote, e shan, e ofendon, nuk i ofron bashkepunim, por prape se prape te fal dhe te ndihmon.
Politikanet dhe partite populiste dhe pa vizion vine e shkojne, jane me afat skadence, miqesia dhe koordinimi me SHBA duhet te jete e perjetshme.”- ka shkruar Miftaraj.