Sporti

Michael Owen: Rekordet e Mo Salah do t’i ndjekin Wirtz dhe Barcola te Liverpooli

10/13/2026 17:50
nga:L J

Michael Owen ka thënë se “shifrat e Mo Salah-ut” do t’i ndjekin përgjithmonë blerjet e shtrenjta të Liverpool-it, pasi shumat e transferimeve mbi 100 milionë paund krijojnë presion mbi lojtarë si Florian Wirtz dhe Bradley Barcola.

Duke folur për GOAL, ish-sulmuesi i Liverpoolit tha se shpenzimet e klubit për Wirtzin, Alexander Isakun, Hugo Ekitiken dhe të tjerë nuk duket se ofrojnë vlerë të mirë për paratë e shpenzuara në këtë moment.

“Nuk mendoj se ata janë domosdoshmërisht lojtarë të këqij. Përkundrazi, mendoj se janë lojtarë të jashtëzakonshëm,” tha Owen.

“Por natyrisht, duke parë si kanë shkuar gjërat, skuadra nuk po luan shumë mirë. Dhe kështu, vëmendja bie gjithmonë te blerjet e shtrenjta.”

Për Barcola-n, ai shtoi: “Edhe me atë blerje, problemi është se duhet të arrish shifrat e Mo Salah-ut për të justifikuar një shumë të tillë.”

“Është e qartë se askush nuk do t’u afrohet shifrave të Mo Salahut. Kështu që, ky është një problem.”

/GazetaBlic Sport