Ish sulmuesi i Liverpool, Michael Owen ka parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve.
Michael Owen beson që skuadrat angleze do të mposhtin kundërshtarët e tyre dhe kështu do të ketë një finale angleze në garën evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
Në prononcim sëbashku me Rio Ferdinand ai ka thënë se skuadrat angleze kanë mundësi të mirë të kalojnë tutje.
“Besoj që do të kemi një finale angleze në Champions League”, tha Owen
Ndërsa, Rio Ferdinand ka mendim ndryshe nga homologu i tij.
Ai beson që anglezët do të eliminohen dhe në finale do të jenë Real Madrid dhe Paris Saint Germain.
“Unë do të them që finalja do të jetë mes Real Madrid dhe PSG”, tha Ferdinand.
/GazetaBlic Sport.


