Kosova e Turqia përballen të martën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të përcaktuar se cila prej tyre do të kualifikohet në Botërorin që në verë mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Në gjysmëfinale të plejofit evropian për kualifikim në Botëror, Kosova fitoi 4:3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, derisa Turqia fitoi 1:0 në Stamboll ndaj Rumanisë.
Sipas mediave turke, gjyqtari i mirënjohur anglez, Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimi.
/GazetaBlic Sport/


