Michael Olise do ta konsideronte largimin nga Bayern Munich vetëm në rast se do të kishte mundësi të transferohej te Real Madridi.
Francezi thuhet se është i hapur për një aventurë të re vetëm nëse klubi madrilen bën një ofertë serioze për të siguruar shërbimet e tij.
Nëse Real Madridi nuk ndërmerr hapa konkretë, Olise pritet të vazhdojë karrierën në Mynih dhe të rinovojë kontratën me Bayern.
/GazetaBlic Sport/


