Sporti

Michael Carrick i bindur se Man United do të jetë gati për ndeshjen me Atletico Madridin: ‘Djemtë janë të uritur’

10/12/2026 20:25
nga:L J

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, beson se lojtarët e tij janë gati për përballjen e dytë të sezonit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Carrick vlerësoi reagimin e skuadrës në pjesën e dytë të ndeshjes së kaluar, duke thënë se kjo e forcoi bindjen e tij se lojtarët janë të vendosur për t’u përmirësuar.

“Ne do të jemi gati për këtë; djemtë janë gati. Mendoj se kjo u pa qartë në mënyrën se si reaguan djemtë, veçanërisht në pjesën e dytë.

“Kjo më jep shumë besim – të cilin e kisha tashmë – se ata janë të etur dhe të motivuar për t’i rregulluar gjërat,” tha Carrick.

/GazetaBlic Sport