Sporti

Mezani shumë afër skuadrës shqiptare

05/30/2024 15:21
nga:Lorik J

Bylisi ka një vend bosh në stol që pas largimit të trajnerit Arjan Bellai, i cili e ngjiti këtë skuadër në Superiore.

Për pasuesin e gjirokastritit drejtuesit ballshiotë nuk kanë marrë ende një vendim, ndërkohë burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se një nga kandidatët kryesorë është Gentian Mezani.

Vlonjati 48-vjeçar drejtoi Gjilanin sezonin e fundit në Kosovë dhe tashmë është larguar nga ky ekip, ndaj dhe te Bylisi e shohin si një alternativëtë mirë për t’i besuar stolin në Superiore. Mezani e ka eksperiencë e nevojshme në elitën efutbollit shqiptar, ku ka drejtuar më parë Flamurtarin, Luftëtarin dhe Laçin. Palët, sipas burimeve të gazetës, kanë pasur kontakte paraprakisht dhe tani pritet të hidhen hapa të tjerë përpara drejt një marrëveshjeje të mundshme.

Për momentin vlonjati është një kandidat potencial dhe për drejtuesit e Bylisit s’ka asnjë pengesë, duke qenë trajner i lirë.