Skuadra e Dritës ka fituar derbin ndaj Gjilanit në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita fitoi derbin e madh kosovar ndaj Gjilanit me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Mezani tha se është i lumtur me sakrificën e lojtarëve, teksa tha se nuk e meritonin këtë humbje.
“Mendoj që kemi një lojë të mirë, të sakrifikuar, Drita ka cilësi dhe shfrytëzoi dy rastet, ky është futbolli, kur nuk shënon, pëson. Më vjen keq, nuk e meritonim tifozët dhe lojtarët, por nuk ia arritëm. Shpresojmë të përmirësohemi”, tha fillimisht Mezani në Sport1.
“Lojtarët mund të japin më tepër, na mungon pak edhe eksperienca, kemi lojtarë të ri, nga ndeshja në ndeshje do përmirësohemi, këta lojtarë kanë shumë për të marrë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


