Showtime

Mevlani ndryshon këngën e Ledjanës, e risjell në Përputhen Prime

11/21/2021 08:03
nga:Genita C

Një nga çiftet më të përfolura të Përputhen janë Mevlani dhe Ledjana, ish konkurenti i kishte kushtuar një këngë Ledjanës.

Edhe pse këta të dy nuk janë më bashkë, por kënga që ish-konkurrenti i Për’puthen i kushtoi asaj nuk mund të harrohet lehtë, edhe pse me disa ndryshime. Mevlani u rikthye në Për’puthen Prime për të performuar versionin e ri, por të gjithëve iu duk se dëgjuan emrin e Ledjanës, madje Arjani tha se është e njëjta, /GazetaBlic/

Pjesa nga biseda :

Bora: Mevlan ti përpiqu sa të duash po në prapë Ledjana dëgjuam te kjo kënga

Arjani: O Mevlan mavrija po këngë e re ishte kjo. Po e dinim këtë përmendësh, erdhe deri këtu për të dëgjuar këtë.

Mevlani: Nuk jam nisur me idenë që do përpunoj këngën e vjetër. Mua ma kanë proprozuar.

Bora: Një pjesë e dukshme e tekstit ishte e njëjtë.

Mevlani: Janë disa fjalë, por që muzika është komplet ndryshe se ajo ka qenë baladë, kjo është komplet version ndryshe.

Bora: Po pse nuk e pranon? Çfarë ka që nuk e pranon?

Mevlani: Jo, nuk kam ça të pranoj se atë gjë që kam bërë dikur e kam bërë dhe nuk e mohoj, ndërsa…

Arjani: Ajo ishte baladë, kjo baladushk. Po e njëjta gjë është.

Pas ndarjes, kënga e Ledjanës u fshi  nga YouTube dhe ajo e postoi versionin origjinal të kënduar nga Petro Xhori,  kurse Mevlani e përpunoi këngën duke i ndryshuar orkestrimin, mix-in dhe një pjesë të tekstit. Muzika është po nga Petro Xhori.

Më poshtë keni linkun e këngës: