Showtime

Mevlani konfirmoi lidhjen e dashurisë, Efi ka një koment

11/23/2022 15:28
nga:G C

Sezonin e kaluar, Efi ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Së fundmi, Efi ishte e ftuar në “Top Arena” ku foli për jetën e saj personale si dhe u është përgjigjur disa pyetjeve pikante të moderatorit, Edi Manushit.

Në një moment, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u pyet edhe për Mevlan Shabën, i cili së fundmi ka pranuar se është në një lidhje dashurie me këngëtaren, Albulena Ukaj.

“Po e uroj publikisht, shyqyr Mevlan gjete nuse”, tha Efi kur e pyeti Ed Manushi.