Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe se kjo është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin, dhe siç shtoi ajo, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhjet e ndërsjella mes tyre janë kyçe. Vendet e rajonit, siç tha ajo, duhet të ndërmarrin hapa drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe, shkruan GazetaBlic.
“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma, për ndryshime që sigurojnë demokraci, siguri dhe prosperitet,” shkroi Metsola në Twitter.
Në një video-mesazh ajo kujton se vendet e Ballkanit Perëndimor kërkuan përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
“Ju dëgjuam me zë të lartë dhe qartë. Kjo po zgjat shumë, por gjërat ende po ecin përpara. Bota po ndryshon dhe BE-ja po ndryshon bashkë me të. Ndër arritjet e fundit është miratimi i statusit të kandidatit për BiH, dhe qytetarët e Kosova nuk do të duhet më të aplikojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen, por edhe Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë t’i përmbahet kritereve të anëtarësimit dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç, gjithashtu edhe ndërlidhja përmes infrastrukturës, teknologjisë, digjitalizimit, e gjithë kjo do të krijojë më shumë siguri”, tha Metsola.
Ajo shtoi se perspektiva e anëtarësimit në BE shërben si një nxitje e fortë për të çuar përpara reformat që janë kyçe për përmirësimin e qeverisjes, sundimin e ligjit dhe promovimin e lirisë së medias, shkruan GazetaBlic.