Showtime

Meti përjashtohet nga shtëpia e BBVK, kjo është arsyeja

11/14/2023 19:59
nga:Y I

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka ardhur zarfi i zi, për shkak të mos respektimin të rregullave.

Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother, pas përleshjes së sotme me Blerandon.

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara. Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”,thuhet në Zarf.

Menjëherë pas leximit të zarfit Meti ka dalur nga shtëpia pa u përshendetur me asnjë nga banorët.