Lajme

Meteorologu, Mendim Rugova, tregon se kur merr fund vala e të nxehtit

07/25/2023 18:20
nga:Y I

Meteorologu Mendim Rugova tha se me ditën e sotme po merr fund vala e fundit e nxehtësisë në vendin tonë.

“Kjo valë e nxehtësisë pak a shumë po merr fund sot”, tha Mendim Rugova, i cili parashikon se “nesër do të kemi edhe erëra pak më të fuqishme”.

“Edhe java e ardhshme ka me i pasë temperaturat më të ulëta sesa këtë javë”, tha Mendim Rugova, duke paralajmëruar se do të na presin “temperatura më të këndshme”./T7/