Lajme

Meteorologu kosovar tregon çfarë moti na pret në muajin shkurt dhe kur do të ndryshojnë temperaturat

01/27/2022 18:08
nga:G C

Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Meteorologjik të Kosovës ka thënë se nata e sotme pritet të jetë me ngrica dhe nuk do të mungojë as mjegulla, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, pas masave të ftohta të ajrit tani vendi ynë do të ndikohet nga fushat termike edhe me vlera pozitive.

“Temperaturat vetëm se kanë kaluar në vlera pozitive. Pas masave të ftohta të ajrit tani vendi ynë do të ndikohet nga fushat termike edhe me vlera pozitive. Gjatë natës dhe orëve të para priten ngricat të vazhdojnë, por edhe fenomeni i mjegullës tani do të jetë prezent në shumë zona”, u shpreh Aliu.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Besim Aliu paralajmëroi se nesër priten edhe riga shiu, teksa në viset malore do të ketë vetëm borë.

“Nuk parashihet të ketë ndryshime në vlerat e temperaturave minimale , aty diku ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.Nesër pritet që të ketë edhe riga shiu të përziera me borë, ndërsa në vise malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar”.

Aliu foli edhe për temperaturat në muajin shkurt për të cilat tha se nuk ka ende informacione të sakta nëse do të kenë ndonjë ndryshim.

“Fillimi i shkurtit parashihet të ketë reshje të reja të borës, por se a do të ketē sërish temperatura negative dyshifrore do të ju njoftojmë nē ditët e para të muajit shkurt sepse për momentin nuk kemi informacione”, përfundoi Aliu.

/GazetaBlic/

Ndryshe, moti sot në vendin tonë ishte me i vranët dhe me intervale me diell.

​Moti për sot