Sporti

Metalist nuk i ndahet shqiptarëve, ofron 1.5 milionë euro për Lindon Emërllahun!

11/12/2025 19:25
nga:Lorik J

Skuadra ukrainase, Metalist 1925 i ka në qejf futbollistët shqiptarë dhe nuk po ndalet duke kërkuar transferimin e tyre. Në këtë skuadër luajnë dyshja shqiptare nga Kosova, Ermir Rashica e Baton Zabërgja.

Sipas informacinove të fundit nga ‘GazetaBlic Sport’, Metalist 1925 është në garë për shërbimet e mesfushorit të kombëtares kosovare, Lindon Emërllahu, i cili momentalisht luan në Rumani tek Cluj.

E ardhmja e Emërllahut nuk pritet të jetë Cluji pas janarit, pasi për të ka shumë oferta, madje mediumet rumune raportuan se FCSB, poashtu është gati të transferojë atë në janar.

Metalist 1925 tashmë është në garë për Emërllahun dhe ka dërguar ofertë 1.5 milionë euro për të tek Cluj, teksa klubet janë në bisedime të vazhdueshme.

Megjithatë, futbollisti i talentuar kosovar nuk ka vendosur ende për të ardhmen, teksa është i përqëndruar momentalisht për ndeshjet me Kosovën dhe pret që në janar të vendosë mes shumë ofertave që ka në drejtim të tij.

/GazetaBlic Sport