Lajme

Meta paralajmëron publikimin e fakteve të reja për inceneratorët

08/09/2022 10:58
nga:G B

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të publikojë fakte të reja në lidhje me atë që kjo forcë politike e konsideron skandal apo aferë të inceneratorëve.

Meta do të dalë në një konferencë për mediat në orën 12:00 për të paraqitur faktet që disponon.

Partia e Lirisë ka publikuar denoncime në mënyrë të vazhdueshme për inceneratorët dhe ka dërguar dosje në SPAK.

Disa ditë më parë, ish-kryetarja Monika Kryemadhi publikoi disa dosje ku sipas saj, faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën e 30 milionë dollarëve.

Ndërsa, koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj tregoi disa dokumente ku një punonjës i thjeshtë i inceneratorit të Elbasanit, e më tej atij të Tiranës, është kthyer në pronar duke përfituar miliona euro.