Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se më 1 shtator do të padisë autoritetin e dosjeve për shkelje.
Ish-presidenti u shpreh se për të nuk ka ekzistuar kurrë asnjë dosje, sa i përket rastit të Autoritetit të Dosjeve dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit, shtetasit me inicialet I.M
“Nuk ekziston dhe s’mund të ekzitojë asnjë dosje për Ilir Rexhep Metën dhe kot lodhen dhe institucionet shtetëtore duhet të merren me çështjen e inceneratorëve. Lidhur me ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshme të ish-sigurimit dhe partisë së Kristaqit dhe Kolekës, ju them se në 1 shtator do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje”, tha Meta në një konferencë për mediat.
“I.M do të dalë spiuni ambulant Tao Tao. Një kameleon në shërbim të atij që i ofron një tender. Ky rast i autoritetit do të jetë një rast sesi keqpërdoret në mënyrë kriminale një autoritet”, tha ai më tej.


