Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se opozita duhet të dalë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm me kandidatë të përbashkët.
“Kjo është më e mira për situatën, për arsye se jemi në kushtet e një shteti mafioz dhe opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar.
Kuptohet, në kushte të tjera, sa më shumë kandidatë për qytetarët, aq më mirë do të ishte”, tha Meta gjatë një konference për mediat.


