Lajme

Meta nga burgu uron 18 vjetorin e Pavarësinë: Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë

02/17/2026 09:54
nga:G B

Ish – presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka shprehur mirënjohje për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur! Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.

Nderim i veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë. Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon. Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj. Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!”, ka shkruar ai.