Ish-presidentit Shqipërisë, Ilir Meta, ka rikujtuar masakrën e Reçak-ut, ku ka thënë se kujtimi për 45 martirët do të jetë i përjetshëm.
Sipas, Metës, Masakra e Reçakut ishte e tmerrshme sepse ishte krimi kundër njerëzimit, dhe fal ish-ambasadorit të OSBE-së William Walker, bota e kuptojë se në Kosovë ka gjenocid të shkaktuar nga regjimi i Sllobdan Milloshovç-it.
“Nderim përjetë kujtimit të 45 martirëve të Masakrës së tmerrshme të Reçakut. Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, ka shkruar në Facebook Meta.
“Ky krim kundër njerëzimit, siç me të drejtë e përkufizoi 24 vite më parë Ambasadori i OSBE-së William Walker, i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi kriminal i Millosheviçit”, ka përfunduar ai.


