Lajme

Meta ka disa fjalë për gruan që pretendon se Halil Matoshi i ofendoi vëllain

07/31/2023 20:40
nga:G C

Një qytetar është shoqëruar në Polici gjatë protestës së të hënës, në përkrahje të Klan Kosovës.

E sipas motrës së tij, e cila tha se vëllai i saj u kishte thënë protestuesve “Shkoni protestoni te Vuçiqi”.

E lidhur me këtë ka reaguar ish-deputeti i LDK-së Bardhyl Meta, i cili ishte po prezent i kësaj ngjarje.

Meta përmes një postimi në Facebook, ka thënë se personi i cili është shoqëruar në polici vazhdimisht ka drejtuar fyerje ndaj protestuesve.

Meta i ka reaguar motrës së personit që u shoqërua në polici, e cila kishte pohuar se opinionisti Halil Matoshi, ka ofenduar vëllanë e saj gjatë protestës.