Lajme

Meta ironizon me Bislimin: “Lum e shyqyr që erdhët ju e shkoi Serbia, krejt tjerat rregullohen”

11/20/2021 19:57
nga:M K

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ka reaguar ndaj deklaratës së zv/kryeministrit të parë Besnik Bislimi, ku fajësoi qeveritë e kaluara për pagesën e rrymës në veri të vendit

Meta, përmes një postimi në Facebook, tha se në të vërtetë qeveria Kurti janë ‘’viktima’’, dhe duhet ta ‘’çlirojnë vendin, ta rindërtojnë, ta pavarësojnë, t’i sjellin njohje mbi 100 shtete’’, e shumë gjëra të tjera.

Ai ka ironizuar me Bislimin, duke thënë se të gjitha ata duhet t’i bëjnë nga zero, dhe kështu ndihen ‘’viktima të së kaluarës’’.

Postimi i plotë:

Zv.KM Besnik BISLIMI, PËR PAGESEN E RRYMËS NË VERI: „JEMI VIKTIMA TË SË KALUARËS“!

E rregulloni Ju! Jam i sigurt!

Krejt i rregulloni!

Shumë e vertetë se jeni viktima:
– Duhet ta Çlironi vendin;

– Ta rindërtoni;

– ta Pavarësoni;

– t‘i sjellni Njohjet nga mbi 100 shtete;
– te ndertoni e funksionalizoni Administraten Qendrore e Lokale;

– të ndertoni Sistemin Arsimor;

– ti ndertoni Shkollat në gjithë vendin;

– Ta ndërtoni Sistemin shendetesor dhe spitalet e ambullancat ne gjithe Kosoven;
– ti ndertoni Rrugët lokale ne cdo cep te Kosoves

– ti ndertoni edhe autobanet…!

– Ta sanoni ujesjellesin dhe kanalizimet ne gjithe vendin;

– Të organizoni skemat e ndihmave sociale per te varferit;
– Skemat Pensionale per te gjithe qe u eshte plaçkitur pensioni nga Serbia;

Etj, Etj!

Po, po!?

Gjithçka nga Zeroja duhet ta beni Ju?!
– Andaj „e kuptoje“ që „ndjeheni si viktima të së kaluares“!

Por lum e shyqyr – O Zot – që erdhet Ju e shkojë Serbia – se realisht vetem ky kapercim me 14 Shkurt 2021 dhe „kjo datë e shënuar historike“ e pranim-dorezimit te pushtetit nga Serbia te Ju VV-ja – ka qene problemi i ketij vendi e kombi…!

Tjerat, meqe keni ardhe Ju, kanë me u rregullu t’gjitha!

Kanë me u rregullue, Krejt, Drejt dhe Shpejt!