Lajme

Meta flet për lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve, merr shembull emrin e presidentes Osmani

07/22/2022 11:07
nga:Genita C

Presidenti shqiptar, Ilir Meta në një konferencë për medie ka përmendur emrin e presidentes, Vjosa Osmani si shembulli më i mirë i i lidhjes vëllazërore mes shqiptarëve, raporton GazetaBlic.

“Fakti që kemi kaq shumë emra Vjosa, Vlora, Berat, Saranda, Shkumbin kjo tregon se sa e fortë është vëllazëria jonë për njëri tjetrin është aq e fortë siç ishte lidhja e Abdyl Frashërit”, tha Meta.

Meta foli edhe rreth vizitës që e kishte bërë në Kukës në vitin 1999, ku thotë se e para vizitore që erdhi ishte ministrja e Brendshme e Italisë.

Meta thotë se bashkë me të, kishte vizituar shumë familje kuksiane me dhjetëra të moshuar fëmijë .

“Duke ardhur dje për në Prishtinë, po mendoja ato katër javët e para të situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s më 24 mars 1999 ditën që unë bëja 30 vjet dhe pata fatin e mirë të mos e festoja atje ku e kisha planifikuar dhe kujtoj ato pamje të pabesueshme për javë të tëra të nënave të moshuarve të fëmijëve që vinin të shpëtonin jetën e tyre ishin javë të tmerrshme sepse UNHCR kishte marrë masa për të përballuar krizën humanitare. E para vizitore që erdhi në Kukës ishte ministrja e Brendshme e Italisë dhe vajtëm vizituam një familje kuksiane me dhjetëra të moshuar fëmijë dhe asaj i bëri përshtypje një vajzë që qante dhe e pyeti si të quajnë Saranda mua më bëri shumë përshtypje sepse është një emër shumë i veçantë dhe shpresoj që ajo vajzë të mos i ketë humbur prindërit e saj por në fund të fundit ka pasur një garë të madhe në Kosovë për të çuar sa më shumë Saranda në Sarandë”, tha Meta.

Meta dhe Osmani në konferencë për medie, presidentja e falënderon: Do të mbetesh zëri i Kosovës